Ndërgjegjësohet Bulqiza, qytetarët mbyllen në shtëpi pas orës 10:00

0

Ndryshe nga ditët e kaluara, sot në Bulqizë kishte më pak lëvizje e pothuajse asnjë qytetar nuk lëvizi më në këmbë pas orës 10:00. Siduket edhe në qytetin e minatorëve ka një ndërgjegjësim në rritje ndaj masave që duhen marrë për parandalimin e virusit Covid -19.

Ndërkohë forcat e komisariatit të Policisë Bulqizë lëviznin në të gjitha rrugët e qytetit për të mos lënë qytetarët që të rrijnë jashtë banese nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Ndërkohë forcat e rendit ishin të mbështetura edhe nga efektivët e policisë Bashkiake dhe specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Bulqizë. Shumë qytetar u këshilluan që të zbatojnë aktin normative, ndryshe do të gjobiteshin në masën e 10 mijë lekëve të rinj.

Situatë e qetë është parë edhe në Klos. Qytetarët janë vetëkarantinuar ndërsa të vetmit persona që qëndrojnë jashtë, janë forcat e rendit.