Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final për Reformën Territoriale. Ky draft propozon ndarjen e vendit në 94 bashki dhe në 3 ose 6 rajone.
Deputetja e PD Dhurata Çupi, e cila ka dorëzuar këtë draft në emër të demokratëve, ka kërkuar nga deputetët e PS dhe ata të PD që të miratojnë këtë projektligj, që sipas saj është në shërbim të interesit të qytetarëve.
Aktualisht vendi është i ndarë në 61 bashki.
Një tjetër propozim ishte ai i Kristaq Kume, nga Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, i cili propozoi ndarjen e vendit në 4 rajone, ku çdo rajon do të vetëqeveriset nga këshilli i rajonit që do të zgjidhet çdo 4 vjet.