Ndarje në 94 bashki, Dhurata Çupi dorëzon në Kuvend draftin për Reformën Territoriale

Ndarje në 94 bashki, Dhurata Çupi dorëzon në Kuvend draftin për Reformën Territoriale

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final për Reformën Territoriale. Ky draft propozon ndarjen e vendit në 94 bashki dhe në 3 ose 6 rajone.

Deputetja e PD Dhurata Çupi, e cila ka dorëzuar këtë draft në emër të demokratëve, ka kërkuar nga deputetët e PS dhe ata të PD që të miratojnë këtë projektligj, që sipas saj është në shërbim të interesit të qytetarëve.

Aktualisht vendi është i ndarë në 61 bashki.

Një tjetër propozim ishte ai i Kristaq Kume, nga Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, i cili propozoi ndarjen e vendit në 4 rajone, ku çdo rajon do të vetëqeveriset nga këshilli i rajonit që do të zgjidhet çdo 4 vjet.