Ndarja e librave falas, Salaj: procesi vijon normalisht, ja kategoritë që përfitojnë

Ndarja e librave falas, Salaj: procesi vijon normalisht, ja kategoritë që përfitojnë
Teksa na ndajnë vetëm 4 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2025 – 2026, institucionet arsimore në vendin tonë po vijojnë përgatitjet. Të hënën e 8 Shtatorit të gjitha shkollat në mbarë vendin do të hapin dyert për të pritur nxënësit. Ndërkohë kjo javë është përqendruar në ndarjen e librave në përdorim falas për të gjitha kategoritë përfituese. Në ZVA Mat janë rreth 1600 nxënës të arsimit bazë që i përfitojnë librat në përdorim falas, ndërsa kategoritë që përfitojnë në arsimin e mesëm të lartë, janë fëmijët jetim, ata që trajtohen me ndihmë sociale etj. Drejtori i ZVA Mat, Lefter Salaj tha se paralelisht ka vijuar puna edhe për përgatitjen e ambjenteve mësimore nga ana e punonjësve të drejtorisë së Shërbimeve pranë Bashkisë Mat. Edhe në Bashkinë Klos vijon ndarja e librave falas në përdorim në të gjitha ciklet arsimore. Në ciklin e arsimit bazë janë rreth 1,200 nxënës që do të marrin librat falas në përdorim. Po ashtu, ka vijuar ndarja e teksteve shkollore edhe për kategoritë që përfitojnë në arsimin e mesëm të lartë