Është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 72 vjeçare instrumentisti i talentuar matjan, Hamdi Driçi.
Hamdiu ishte për rreth 3 dekada me radhë pjesë e ansamblit Mati si baterist. Që nga vitet 70-të Hamdiu spikati me talentin e tij në muzikë, duke u kthyer në një ikonë të përdorimit të instrumentit të baterisë (xhazit).
Fama e tij në instrument do t’i kalonte kufijt e Matit dhe të gjithë do ta njihnin si Hamdi Tirana.
Ikja e tij parakohe ka pikëlluar familjen e tij, miqtë e shumtë që kishte Hamdiu si dhe të gjithë ata që e njohën dhe shijuan talentin muzikor të tij.
Vitet e fundit Hamdiu ishte pjesë e disa kolazheve muzikore të realizuara nga “Bojni Band”, ndërsa nëpërmjet ekranit të Mat Televizion përshëndeti bashkëqytetarët e tij matjan.
Mat Televizion shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Driçi për humbjen e të dashurit të tyre të zemrës si dhe miqëve e të afërmve të Hamdiut.