Rekamë

Mjeku i mirënjohur matjan Shaban Disha është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme këtë të enjte.

Mjeku anastezist që punoi për shumë vite në spitalin e Burrelit ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 59 vjeçare.

Ai prej një viti po kurohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Shabani e ka nisur kontributin e tij si mjek i Përgjithshëm fillimisht në Njësinë Xibër ku punoi me përkushtim për disa vite me radhë. Më pas ai do të specializohej në fushën e anestezisë ku për shumë vite punoi si mjek reanimator pranë spitalit të Burrelit në repartin e kirurgjisë.

Përveçse ishte një mjek profesionist që punoi në kohë të vështira duke shpëtuar dhjetra jetë njerëzish, Shaban Disha ishte një qytetar model i Burrelit dhe një prind i përkushtuar. Ai la pas bashkëshorten dhe katër fëmijë, dy djem e dy vajza.

Mat Televizion i shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Disha për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut të tyre të dashur!