Ndahet nga jeta Dan Shema (Dan Shem Salaj)! Mesazhi i Malajt: Kurrë nuk nxiti luftën e klasave

0

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare Dan Shem Salaj, të cilin të gjithë e njihnim si Dan Shema.
Ai ka një kontriut të gjatë e të madh në Mat.
Para viteve 90-të Dan Shema ishte Kryetar i Kooperativës Shoshaj-Lis për shumë vite me radhë.
Ai arriti rezultatet më të larta ku e renditi kooperativën Shoshaj – Lis të parën në Mat dhe nga më të mirat në rang vendi, duke bërë që anëtarët e kesaj ekonomie bujqësore të merrnin të ardhura 3 deri 4 herë më shumë se kooperativat e tjera në rreth.
Megjithjse punoi në një regjim totalitar Dan Shema kishte respektin e të gjithëve dhe nuk e shfrytëzoi asnjëherë postin e tij për të ndjekur luftën e klasave por përkundrazi tregoi tolerancë dhe kur ishte e mundur mbrojti shumë veta nga burgosja politike.
Dan Shema është autor i librit “Dëshmitar i kohës”.
Në vitin 2012 Dan Shema u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë Burrel në atë kohë.

Në lishje me këtë humbje ka reaguar edhe krybashkiaku Malaj

Mesazhi i Malajt në facebook

Ndahet nga jeta Dan Shem Salaj, i vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi”, i Matit.

Ish Deputet, ish-kryetar i Kooperativës Bujqësore Shoshaj-Lis, ndër më të dalluarit e kohës, arsye për të cilën u vlerësua me dekoratën e lartë “Hero i Punës Socialiste”, nga ish- Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë! Ndonëse kuadër i sistemit njëpartiak, kurrë nuk e nxiti luftën e klasave.

Me ardhjen e demokracisë u mor me krijimtari dhe veprimtari shoqërore.
Ai është autor i librit publicistik “Dëshmitar i kohës”.