Ballina POLITIKE Nard Ndoka sulmon Xhelal Mziun: Ka paguar para për të qenë në...

Nard Ndoka sulmon Xhelal Mziun: Ka paguar para për të qenë në listat e Bashës

0

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News, ku nuk kanë munguar akuzat për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe personat e afërt me të.

Nard Ndoka akuzoi drejtëpërsëdrejti Xhelal Mziun si një nga ata deputetë që kanë paguar para te Basha për të qenë pjesë e e listes së kandidatëve për deputetë.

“Cështje karakteri. Është koha për t’i njohur njerëzit. Janë njerëz jo politikanë, që janë rastësisht aty. Ka kohë për reagim. Janë përballë një presioni shumë të madh. Sot është thjesht një kufomë politike, nuik ka mbështetje në bazë. Janë të gjithë në krah të Berishës. Po e ndjejnë deputetet e PD-së këtë presion të bazës. Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga z.Basha është dhe Mziu. PD do cclirohet nga ky mekanizëm. Pra PD do pastrohet nga ky proces që nuk ishte me meritë por si një lloj tenderimi”, tha Ndoka.

Exit mobile version