
Prej vitesh fermerët apo banorët e zonave rurale janë ankuar për koston e lartë të opunimeve të tokave bujqësore. Kjo ka ardhur si rezultat i çmimit të lartë të naftës, të cilët duhet ta blejnë pronarët e mjeteve agregate. Kjo kosto e lartë ka patur pasoja të mëdha në sektorin e bujqësisë pasi me qindra apo mijëra hektarë tokë bujqësore në të gjithë vendin ka mbetur djerr. Heqja e akcizës së naftës për fermerët do të ishte një ndihmë shumë e madhe për ta. Por nga kjo nuk përfiton çdokush. Vetëm fermerët që janë të regjistruar si të tillë do të përfitojnë, ndërsa pjesa tjetër jo. Banorët që nuk kanë një fermë, por punojnë tokën e tyre do ta kenë koston po aq sa është tani.
Pra edhe me heqjen e akcizës së naftës, lugina e Matit do të ketë të njëjtën pamje, pasi asnjë nga banorët e kësaj lugine që ka tokë bujqësore nuk do të përfitojë.