Rekamë

  Çmimi i karburanteve në vendin tonë vijon të mbetet i lartë dhe prej javësh i pandryshuar. Aktualisht në Qarkun Dibër nafta tregtohet nga 184 deri në 189 lekë për litër.

Që prej fillimit të këtij viti, çmimet e hidrokarbureve në vendin tonë kanë mbetur në të njëjtat vlera edhe pse tregu ndërkombëtar ka patur luhatje të shumta.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se çmimi i karburanteve është shumë më i lartë krahasuar me vendet e rajonit. Ata kërkojnë që të ndërhyhet që çmimi të relativizohet me të vendeve fqinje si Maqedoni e Veriut apo Kosova, ku aktualisht atje nafta tregtohet në vlerën e afro 140 lekëve për litër.

Ndryshe nga kur funksiononte bordi i hidrokarbureve, tashmë situata është ndryshe, pasi operatorët e tregut të karburanteve e kanë dorën e lirë për vendosjen e çmimit dhe luhatjen e vlerës edhe pse ka rënie në bursat ndërkombëtare.