Ballina AKTUALITET Nafta nuk di të ulet, çmimi i fiksuar prej shumë ditësh në...

Nafta nuk di të ulet, çmimi i fiksuar prej shumë ditësh në 199 lekë për litër

0

Ndonëse në tregjet botërore Çmimi i naftës ka rënë pikiatë,  çmimi i karburanteve në vendin tonë vijon të jetë i lartë prej disa javësh. Ndryshe kur mblidhej bordi i hidrokarbureve, me shkrirjen e tij, siduket tregtarët kanë një marrëveshje të heshtur mes tyre.

Kjo sipas specialistëve të fushës, vihet re në çmimin tavan që mbajnë thuajse të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë të karburanteve.

Prej disa ditësh, të mos themi javësh, në pikat e karburantit në të gjithë Qarkun Dibër, çmimi është i pandryshueshëm, 199 lekë për litër dhe që e sheh thuajse në çdo tabelë informuese pranë pikave të tregtimit me pakicë të këtij produkti.

Specialistët thonë se çmimi i lartë i karburantëve ndikon direkt në xhepat e qytetarëve jo vetëm tek ata që kanë automjete në përdorim apo pronësi, por edhe tek ata që nuk kanë pasi impakti bie tek çmimet e larta të produkteve dhe shërbimeve.

Megjithëse çmimi naftës në bursën ndërkombëtare është ulur në 81 dollarë për fuçi, në vendin tonë nuk ka asnjë reflektim të kësaj rënie.

Exit mobile version