Mziu nis takimet me strukturat e PD Mat. Njihet me problematikat e Suçit

0
12

Drejtuesi elektoral për qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka nisur ditën e sotme takimet në Mat

Pikënisja e takimeve ishte Suçi ku bashkë me drejtuesit kryesor të PD në Mat.

Mziu u njoh me problematikat e zonës, ku uji vaditës për banorët është kërkesa kryesore

🔵 Takim me strukturat e Partisë Demokratike të grupseksionit Suc Mat.!

🔹️Si drejtues politik i Qarkut vij ballë lart për të dhënë kontributin tim për ta mundur të keqen dhe triumfin e së mirës në Qarkun e Dibrës. Së bashku me kryetarin e degës së PD z. Arjan Lika, anëtarët e kryesisë PD, Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi Tyli, Kryetari Bashkisë Klos Basir Cupa dhe kryetaria FRPD Dionisa Vata, kemi nisur një maratonë takimesh për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat ato përballen çdo ditë në zonat e tyre dhe shpalosja e programit të qeverisë Basha !

⛔ Hajdutët e “sektit” të Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe po qeverisin vetëm për interesat e tyre dhe një grushti “klientësh”❗

⛔ Probleme skandaloze me pronësinë dhe azhornimin e tokave në të gjithë njësinë administrative Suç ❗

⛔ E gjithë kjo zonë ka probleme me ujin e pijshëm dha atë vaditës, prej 8 vitesh asnjë lek investime në zonë❗

⛔ Në 8 vjet nuk ka përfituar mbështetje me grante asnjë fermer, bujk, blegtor, ndonëse zona ka plot resurse për agro turizëm❗

⛔ Arsimi ka degraduar, shkolla të shkatërruara, pa ngrohje, pa ujë, çdo ditë emërohen mësues militantë ndërsa atyre pak profesionistëve u bëhet presion për vendin e punës❗

⛔ Qendrat shëndetësore mungojnë, mjeku i familjes mungon❗

⛔ Infrastruktura rrugore jashtë çdo standarti ❗

⛔ Qytetarët Matjanë nuk meritojnë të nëpërkëmbien, nuk meritojnë të qeverisen nga injorantë e banditë, ushtarë të Rilindjes.❗

⛔ Fëmijët tanë nuk mund t’ua lëmë në dorë militantëve Rilindas, ndaj ka ardhur koha tu themi STOP. Është koha për ta zhdukur të keqen dhe rikthimin e Shqipërisë Evropiane❗

🔵 ️Pas 25 prillit Qeveria e djathtë do të hartojë politika për kthimin e të rinjve që po braktisin vendin si pasojë e keq qeverisjes.✌✌

✅ Do aplikohet taksa e sheshtë 9% nga 23% që e ka rilindja ✌

✅ Do të ulet çmimi I energjisë elektrike dhe i naftës. ✌

✅ Do dyfishoj pagat, pensionet dhe ndihmën ekonomike. ✌

✅ Partia Demokratike do të rikthejë dinjitetin dhe do të qeverisë me qytetarët dhe për qytetarët. ✌

✅ Do të rrikthehen subvencionet në bujqësi, blegtori, pemtari me 100 milionë Euro.✌

✅ Do asfaltohen rrugët dhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe vaditës ✌

✅ Qeveria Basha do të vendosë si prioritet infrastrukturën rrugore dhe atë turistike✌

✅ Së bashku më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes “ortake” e Ndragetës, që ka marrë peng Shqipërinë.✌

🙏25 prilli shpresë për Shqipëtarët, me Kryeministër Lulzim Bashën!✌

Ditëmëtëmira✌🇦🇱🇪🇺