
Nga sot në shkollën 9-të vjeçare “Xhevdet Doda” në qytetin e Bulqizës e cila është shkollë qendër komunitare do të ketë një muze etnografik. Me iniciativë të vetë drejtorisë së kësaj shkolle është krijuar ky muze i cili do të qëndrojë gjithmonë në ambjentet e këtij institucioni arsimor. Në hapjen e muzeut etnografik në shkollën “Xhevdet Doda” ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor dhe të arsimit në Bulqizë. Drejtoresha e kësaj shkolle Lindita Kaja tha se ky muze është krijuar falë kontributit të prindërve të nxënësve dhe stafit pedagogjik që ka sjellë objektet.
E pranishme në këtë ceremoni hapëse të muzeut etnografik në shkollën 9-të vjeçare “Xhevdet Doda” ishte edhe vetë drejtoresha e Zyrës Arsimore Bulqizë, Arjana Sinani e cila tha se është shumë e rëndësishme që brezat e rinj të njihen me etnografinë.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Bulqizë, Haxhi Pulja u shpreh se këto iniciativa i shërbejnë ruajtjes së velrave kulturore.
Aktiviteti i hapjes së muzeut etnografik u shoqërua edhe me një panair të gatimeve tradicionale të zonës.