Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë foto nga bujtina e re e hapur në fshatin Fushë Studë, në Parkut Kombëtar të Shebenikut, i cili është edhe pjesë e pasurive natyrore të mbrojtura nga UNESCO.
Fshati Fushë Studë është pjesë e projektit të ‘100 fshatrave’ dhe ndodhet mes Dibrës dhe Librazhdit, jo më larg se 85 kilometër nga kryeqyteti.
Me kuzhinë tradicionale dhe bukuritë e natyrës, kjo bujtinë ofron një ambient ndryshe për të kaluar një fundjave me familjen.
Postimi i plotë:
Një tjetër bujtinë e bukur ka hapur dyert pak kohë më parë, në fshatin Fushë Studën, pjesë e programit 100fshatra dhe mu në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenikut, i cili është edhe pjesë e pasurive natyrore të mbrojtura nga UNESCO. Një mjedis i shkëlqyer pushimesh familjare, 85 kilometra nga Tirana, në mes të natyrës që lidh Librazhdin me Dibrën, ku shijohet edhe kuzhina tradicionale e zonës
TëBashkuarJoTëNdarë
ShqipëriaEArdhmjaJonë