Mungon sinjalistika horizontale, rruga Burrel – Klos bëhet problem sidomos gjatë natës

Mungon sinjalistika horizontale, rruga Burrel – Klos bëhet problem sidomos gjatë natës

Rruga Burrel – Klos, e cila u asfaltua rreth 7 vite më parë është në gjendje të mirë infrastrukturore. Por problem shqetësues për banorët që jetojnë përgjatë saj dhe për drejtuesit e mjeteve mbetet sinjalistika.

Ndonëse sinjalistika vertikale është deri diku e plotësuar, ajo horizontale është kthyer gati e padukshme. Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor kanë ngritur shqetësimin e mungesës së së vijave ndarëse të karrexhatës sidomos gjatë natës.

Jashtë kameras, ata thanë se nuk mbajnë mend qëkur kjo sinjalistikë horizontale është bërë nga institucionet përgjegjëse, ndërsa lëvizja në orët e natës është shumë shqetësuese sidomos kur në rrugë ka edhe këmbësorë.

Rruga në vetëvete është e ngushtë dhe mungesa e sinjalistikës fosforishente dhe asaj horizontale është rrezik i madh për përdoruesit e saj,

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që rruga t’i kthehet standarteve bashkëkohore dhe të jetë e plotësuar me të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale e atë vertikale pasi është rrugë nacionale dhe në të kalojnë qindra automjete në ditë.