Mungoi në Foltoren e Berishës, Xhelal Mziu flet për 25 prillin: PD nuk ndalet pa u zbardhur masakra zgjedhore
Xhelal Mziu ka reaguar pas denimit te Denis Xholit dhe Albjon Cejkut per korrupsion ne zgjedhje, ne nje kohe kur Sali Berisha nga ana tjeter po flet ne Foltoren e Dibres, ku Mziu preferoi te mos merrte pjese.
Fjala e Berishes:
Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, mijëra informacione, fakte, dokumente që provojnë se si regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e zgjedhjeve. Kjo masakër kundër vullnetit të lirë u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa një copëz e vogël e asaj që ka ndodhur në 25 prill, u zbardh edhe nga SPAK, i cili gjeti fajtor Denis Xholin, përgjegjës i zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, dhe Albjon Çejku për korrupsion në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore. Të gjithë i mbajnë mend makinat që shpërndanin paratë, që ky pushtet u kishte vjedhur qytetarëve përgjatë 8 viteve të fundit, për të blerë varfërinë e prodhuar nga keqqeverisja e Ramës. Ndaj, ne inkurajojmë drejtësinë të mos ndalet te ekzekutorët, por të marrë në bangën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal, që me vullnet politik, pengoi ndryshimin që qytetarët kërkonin dhe e kërkojnë edhe sot. Partia Demokratike nuk do të ndalet deri në zbardhjen përfundimtare të masakrës zgjdhore, deri në kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.