
Mungesa e kontejnerëve në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ka bërë që banorët t’i hedhin mbetjet e konsumit të përditshëm anash rrugës. Situata ka ardhur duke u agravuar pasi stogu i mbeturinave është në rritje çdo ditë. Deri në fshatin Shulbatërr është shtrirë shërbimi i grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave, ndërsa në Rripë ende jo sipas banorëve. Edhe pse ky fshat ka rrugë të asfaltuar, banorët thonë se nuk janë vendosur koshat e mbeturinave. Po ashtu, banorët shprehen se as veprimi që kanë bërë disa banorë nuk është i pranueshëm, pasi mbetjet nuk duhet të hidhen anash rrugës, sepse krijojnë ndotje. Sink… Banorë Banorët e Rripës kërkojnë që edhe fshati i tyre të përfshihet në sipërfaqen e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave nga ana e pushtetit vendor.