Jemi mësuar që këngëtarë të estradës tonë të këndojnë këngë në gjuhë të huaj, por raste të rralla kur shqiptar të lindur në vende të huaja të këndojnë shqip.

Por nuk ndodh kështu me 17 vjeçarin në ngjitje në karrierë Diar Basha.
Edhe pse ai jeton në gjermani, teksti i këngës ka gjuhën shqipe… epo shijojeni


Diar – BadGyal

Dëgjojeni këngën e re të artistit kosovar që jeton në Gjermani. 17 vjeçari i cili e bën vet vijën melodike është gjithashtu tekstshkrues i këngës. Në tekstet e tij shumë rrjedhshëm i kombinon gjuhët me të cilat është rritur: shqipe, gjermane dhe angleze.

Diari në këtë këngë i këndon një vajze, ajo nuk duhet të jetë e mirë, ajo mund të jetë edhe BadGyal ajo mund të jetë ç’kado që dëshiron.

Diari në këtë këngë i këndon dashurisë, atë mund ta përjetojmë rrugëve të Evropës, por të jesh i lumtur mjafton dhe një chillout-mbrëmje në Divan.

Diari shumë shpejt do të lançojë këngë të reja, në bashkëpunim me BlackFish Entertainment të Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajlin.

Klipi është i realizuar nga BlackFish Entertainment në Gjakovë, Pejë dhe Prishtinë.



https://www.youtube.com/watch?v=07g-rBxgA6M