Muaji i shenjtë i Ramazanit. Deputetja Dhurata Çupi shtron iftar për besimtarët matjanë

0

Muaji i shenjtë i Ramazanit njihet si muaji i sakrificës së besimtarëve muslimanë.

Qindra besimtarë matjanë kanë zgjedhur të agjërojnë duke respektuar kështu traditat e fesë Islame.

Deputetja Dhurata Çupi ju është bashkuar besimtarëve matjanë duke shtruar një iftar në nder të sakrificës së tyre.

Ne respekt të sakrificës të besimtarëve muslimanë në këtë muaj të shenjtë, ju bashkova lehtësimit dhe shpërblimit të mundimit të tyre me një iftar në qytetin e Burrelit,- shkruan deputetja Dhurata Çupi në facebook