Muaji i Letërsisë, historiani Teki Kurti i dhuron shkollës “Jani Fullani” 100 libra

Muaji i Letërsisë, historiani Teki Kurti i dhuron shkollës “Jani Fullani” 100 libra
Në kuadër të muajit Tetor, që njihet ndryshe si muaji i Letërsisë, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit zhvilloi një aktiviet letraro-artistik. I ftuar në këtë aktivitet ishte ish-nxënësi i kësaj shkolle, Profesor i Asociuar Doktor, Teki Kurti, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Arkivit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe është pedagog i jashtëm në Fakultetin e Histori – Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Nxënësit e shkollës “Jani Fullani” kishin përgatitur një program të larmishëm artistik në kuadër të muajit të letërsisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, historiani Teki Kurti tha se është kënaqësi rikthimi në këtë shkollë ku ka hedhur hapat e parë të dijes. Ai i dhuroi shkollës një fond prej 100 librash të marrë nga biblioteka e tij personale. Në shenjë falenderimi në emër të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Jani Fullani” në Krastë, drejtoresha e kësaj shkolle Morena Demiri i dorëzoi Kurtit një çertifikatë mirënjohje dhe e falenderoi atë për fondin e librave të dhuruar shkollës.