Rekamë

Grupe të ndryshme turistësh po e vizitojnë çdo ditë Matin. Grupe të organizuara ndalen në pikat më të bukura të trevës. Këtë radhë është ky grup turistësh që janë ndalur për të vizituar qytezën e bukur të Ulzës. Ashtu si shumë turistë të tjerë edhe ky grup gjëja që ju bën më shumë përshtypje janë rrugët të cilat nuk janë në gjendje të mirë. Megjithatë ata thonë se po e shijojnë në maksimum pasi kanë vizituar vende shumë të bukura.

“Këtu kemi liderët tonë Tomas dhe Orshi. Ata po drejtojnë grupin. Ne kemi ardhur nga Zagrebi, Serbi, në Maqedoni, pastaj erdhëm këtu në Shqipëri.

Më vonë do ikim në Malin e Zi dhe në Hungari. Është tur që zgjat një javë me motorr. Gjithçka është shumë bukur, të gjithë po e shijojmë. Jemi 12 veta gjithsej. Erdhëm në Shqipëri para 2 ditësh. Ikëm në Sarandë, vizituan Durrësin, Vlorën.

Është shtet fantastik. Vendi shumë shumë i bukur. Njerëzit janë shumë të afrueshëm dhe të këndshëm. Dhe ushqimi, po, ushqimi është shumë i mirë.

Rrugët janë shumë shumë keq, duhet të rregullohen.

Shoferët në rrugë mesa duket i kan qejf motoristat sepse shpeshherë na hapin rrugën dhe nuk kemi probleme. Grupi jone quhet “Motoride”.

Nga ana tjetër turistët u shprehën se do të rikthehen dhe do t’jua sugjerojnë edhe të tjerëve që ta vizitojnë Shqipërinë.