Moti polar/ Situata në territorin e Qarkut Dibër vijon problematike

0
19

Situata e motit paraqitet pa reshje por e shoqëruar me temperatura të ulëta deri -17 grad në Qarkun Dibër. Sipas informacionit të emergjencave civile pranë Prefekturës Dibër rrugët nacionale në të gjithë teritorin e qarkut, janë të kalueshme normalishtë, përveç aksit Ura e Çerenecit – Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë, të cilët kalohen me vështirësi.

Operatorët kontraktor janë angazhuar me mjete e forca për mbajtjen e kriposjen në të gjitha akset.

Në Bashkinë Dibër sipas prefektit të qarkut rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugës Peshkopi-Lurë që akoma vazhdon e bllokuar, por kjo njësi lëviz nga qendra komunikon nëpërmjet rrugës Lurë – Rrëshen.

Ndërkohë në Bashkinë Bulqizë rrugët rurale në Njësitë Administrative Trebisht e Ostren, kalimi nga qendrat administrative me akset kryesore bëhet me vështirësi.

Ndërkohë furnizimi me energji elektrike në të gjithë Qarkun Dibër bëhet normalisht dhe se të gjithë abonentët furnizohen normal me rrymë elektrike.