Moti merr kthesa drastike, reshje bore në zonat malore

Moti merr kthesa drastike, reshje bore në zonat malore

Moti ka marrë një kthesë drastike në ditët e para të Tetorit duke bërë që temperaturat të zbresin ndjeshëm. Kjo e martë ka sjellë edhe reshje bore në lartësi mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, deri tani nuk janë paraqitur problematika sa i përket lëvizjes së banorëve ku ka rënë dëborë kryesisht në fshatrat e thellë të Dibrës.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se aktualisht situata është jo problematike për shkak se nuk ka bllokim të rrugëve. Deri tani rënie gurësh ka patur në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj kryesisht në segmentin e Shkopetit, por pa penguar qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, prefekti Shehu u bën apel të gjithë qytetarëve të qarkut Dibër të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në të gjitha rrugët pasi reshjet e shiut do të vijojnë.

Sipas sinoptikanëve do të vijojë ulja e temperaturave edhe për dy ditët në vijim ku ditën e premte pritet që termometri të zbresë deri në 4 gradë celsius.