Moti me reshje të dendura në Mat/ Prefekti Shehu: Janë marrë masa për përballimin e situatës klimatike

0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar në tre ditët në vijim që nga pasditja e së Enjtes mot të keq dhe të paqëndrueshëm, stuhi në të gjithë vendin. Nisur nga kjo, shtabet e mbrojtjes civile në rang lokal por edhe rajonal janë mobilizuar për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga moti i keq. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ka kontaktuar me të gjitha bashkitë për të qenë në gatishmërinë maksimale në këto ditë që priten rrëbeshe shiu dhe reshje dëbore. Shehu shtoi se problematike mbeten zonat e thella malore në të katër bashkitë e Qarkut Dibër.

Sinoptikanët kanë parashikuar përfshirjen e vendit tonë në një stuhi e cila pritet të zgjasë të paktën 72 orë dhe që do të prekë pothuajse të gjithë territorin.