Një stuhi dimërore me lëvizje të shpejtë pritet të përfshijë të gjithë verilindjen e SHBA-së herët në mëngjesin e së martës, me nivelet e borës që vlerësohet të arrijnë në 15 cm në qytetin e Nju Jorkut përpara se vala e motit të ashpër të lëvizë më në veri më vonë gjatë ditës dhe të godasë Bostonin, paralajmërojnë sinoptikanët.
Në Nju Jork, merkuri nuk pritet të bjerë shumë nën zero, me mundësinë e dëborës së madhe dhe të lagësht, që është e vështirë të hiqet nga trotuaret dhe rrugët, tha Bob Oravec, një meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Nju Jorkut.
Kushtet që do të krijohen mund të jenë “veçanërisht të vështira” për udhëtim dhe mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe rënie të pemëve, paralajmëroi meteorologu amerikan. Në New England, parashikimi për borë të dendur ka bërë që kryebashkiaku i Bostonit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke anuluar mësimin nesër në të gjitha shkollat. “Pothuajse na kanë mbaruar lopatat e borës,” tha Ethan Straub, një menaxher i dyqaneve të pajisjeve në Boston. Siç shpjegoi ai, stoku i tij prej 100 lopatash kishte rënë në vetëm 12 këtë mëngjes. Që kur stuhia u rendit në raportet e motit, tha ai, ne kemi punuar me një ritëm të furishëm. Autoritetet në Long Island, qytetin e Nju Jorkut dhe në verilindje të Nju Xhersit janë në gatishmëri për shkak të stuhisë.