Anis Mehmeti ishte lojtari i ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjen e Kombëtares kundër Polonisë. Për herë të parë anësori do të provojë shijen e fanelës kuqezi. I lindur në Londër, por me origjinë nga Burreli, 22-vjeçari ka nxitur reagimin e matianëve duke u shfaqur krenarë për djalin e tyre.
Së fundmi është klubi i Burrelit që përmes një postimi në kanalin zyrtar i bën thirrje Mehmetit të mos e harrojë prejardhjen e tij. Për një nga lojtarët që pritet të shkëlqejë në transfertën e Varshavës shkruhej: “Mos e ndaj zemrën prej Matit”.