Ballina AKTUALITET Mjeku shqiptar pjesë e ekipit shkencor për gjetjen e kurës ndaj Covid-19

Mjeku shqiptar pjesë e ekipit shkencor për gjetjen e kurës ndaj Covid-19

0

E gjithë bota prej muajsh tashmë po përballet me pandeminë e Covid-19. Ende nuk është gjetur një vaksinë kundër këtij virusi dhe shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota janë duke punuar për gjetjen e saj.

Së fundmi, mjeku shqiptar Edvin Prifti do të marrë pjesë në një projekt të universitetit holandez, ku së bashku me një nga kërkuesit e njohur Prof. Gelsomino, drejtorin e departamentit të kardiokirurgjisë në këtë universitet, do të zhvillojnë kërkime për Covid-19.

“Më vjen shumë mirë për vlerësimin dhe më vjen keq për institucionet tona që nuk ditën kurrë të bëjnë vlerësime ekuivalente”, ka thënë Prifti në një postim në rrjetet sociale

Exit mobile version