Rekamë

Mjeku i mirënjohur matjan por jo vetëm, i dekoruar nga president ii republikës me titullin “Mjeshtër i madh”, Stomatologu Sali Kurti është vlerësuar këtë të shtunë me titullin “Ambasador për paqen”, dhënë nga Federata Universale e Paqes në Tiranë. Dorëzimi i këtij titulli për mjekun e njohur u bë në një aktivitet të larmishëm të zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtarë në Tiranë.  Titulli ambassador për paqen për mjekun Sali Kurti i është propozuar federatës nga një grup intelektualësh, të cilët ishin të pranishëm mes familjes së doktor Saliut e të ftuarve të tjerë. Aktivitetin e moderoi Kryetari i Federatës Universale të Paqes për Tiranën, gazetari Defrim Met’hasani.

Më pas, ishin të ftuar, miq e kolegë që floën për mjekun Sali Kurti i cili vijon të lërë gjurmë me punën e tij dhe të jetë shembull për të gjithë kolegët.

Ishte sekretari i Përgjithshëm i Federatës Universale për Paqe, Gani Roshi i cili i dorëzoi titullin “Ambasador për paqen”, mjekut Sali Kurti. Ndërkohë që mjeku “Mjeshtër i Madh” Sali Kurti dhe fëmijët falenderuan ata që vlerësuan babain e tyre.

Mjeku stomatolog me vlera të larta profesionale e humane doctor Sali Kurti është vlerësuar më parë me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i republikës dhe me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, nga këshilli Bashkiak i Matit.