Mjek specialist pranë Spitalit Bashkiak Mat, Bala: synojmë të plotësojmë të gjitha nevojat

Mjek specialist pranë Spitalit Bashkiak Mat, Bala: synojmë të plotësojmë të gjitha nevojat

Dy shërbime janë rikthyer në spitalin Bashkiak Mat. pas një mungese të gjatë është rikthyer shërbimi okulist dhe ai obstetërgjinekologjik. Mjekët specialist për këto dy shërbime do të jenë në shërbim të qytetarëve matjan por jo vetëm. Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Erion Bala tha se mjeku okulist do të shërbejë me kohë të pjesshme pranë spitalit çdo të hënë dhe të Premte ndërsa shërbimi obstetërgjinekologjik do të jetë gjatë gjithë javës nga e hëna në të premte. Gjithashtu, Balla shtoi se është në bisdeime me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë të tjerë mjek specialist në spitalin Bashkiak Mat në mënyrë që qytetarët matjan të mos kenë nevojë të udhëtojnë drejt spitaleve rajonale apo spitaleve universitare në Tiranë.

Veç mjekëve speiclist pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të nis edhe projekti për rikonstruksionin e përgjithshëm të godinës së pavioneve.