Ballina AKTUALITET Mjegulla në rrugën nacionale Burrel – Skuraj

Mjegulla në rrugën nacionale Burrel – Skuraj

0

Të gjithë ata që udhëtojnë nga Burreli në Skuraj në orët e para të mëngjesit përballen me mjegull të dendur në zonën e Ulzës. Për drejtuesit e mjeteve prania e mjegullës së dendur është problem pasi kufizon shikueshmërinë, ndërsa shpesh kthehet edhe në burim aksidenti. Ndërkohë, banorët e zonës shprehen se prania e mjegullës vjen si rezultat i liqenit të Ulzës dhe është e pranishme që me ndërtimin e këtij hidrocentrali. Ata shprehen se dëmet nga mjegulla janë të mëdha si në bimësi, ashtu edhe për njeriun. Megjithatë, Gegë Kalthi shprehet se tashmë banorët janë mësuar me praninë e mjegullës në çdo stinë, por shqetësimi është për frutikulturën dhe të mbjellat e tjera të cilat prania e tepërt e lagështisë i dëmton rëndë.

 Prani më të madhe të mjegullës ka në fshatin Kokërdhok si dhe në Bushkash të Bashkisë Mat, fshatra këto që janë më pranë liqenit.

Exit mobile version