Rekamë

Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj është përfshirë nga mjegulla e dendur gjatë orëve të para të ditës së premte.

Segmenti më problematik mbetet ai nga Bazi deri tek Ura e Ulzës ku ka prani të madhe të mjegullës që kufizon ndjeshëm fushëpamjen për drejtuesit e automjeteve që e përdorin këtë aks rrugor.

Në mungesë edhe të sinjalistikës së plotë, si vertikale ashtu edhe horizontale, qarkullimi bëhet akoma më i vështirë.

Po ashtu, gjatë orëve të para të mëngjesit në segmentin nga Qafa e Ulzës deri tek ura ka prani të ngricave për shkak se ky segment nuk përshkohet nga rrezet e diellit.

Për të gjithë ata që përdorin rrugën Burrel – Skuraj këshillohet të tregojnë kujdes dhe të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar për shkak të mjegullës dhe akullit që është prezent në disa segmente të saj.