Rekamë

Angazhimi i qeverisë për të pastruar totalisht vendin nga mbeturinat e hedhura pa krieter është reflektuar edhe në buxhetin e pushtetit vendor për vitin 2022. Sipas Prefekti të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu qeveria ka rritur buxhetet e vendorëve për këtë zë në mënyrë që ata të kenë mundësinë të pastrojnë gjithë territorin e tyre. Shehu shtoi se brenda pranverës së këtij viti të gjitha hotspotet e çdo fshati në Qarkun e Dibrës do të pastrohen. Paralelisht me këtë aksion po punohet edhe për ndërgjegjësimin e banorëve që të mos rikrijojnë më stogje me mbeturina në mjedis të hapur, por t’i hedhin ato në vendin e caktuar.

Sink… Nexhbedin Shehu – Prefekt i Qarkut Dibër

  Aksioni mbarëkombëtar për pastrimin e mjedisit nga mbeturinat është nisur që vjeshtën e vitit të kaluar dhe synohet që sezoni i ri turistik ta gjejë vendin pa mbetje të hedhura vend e pa vend.