Pak pasi kanë dorëzuar draftin me kërkesa në Ministrinë e Arsimit, maturantët kanë vendosur afat që të marrin përgjigje për përmbushjen e tyre deri në darkë.
Një zyrtar i ministrisë sipas tyre ka hedhur firmën në pranimin e draftit të dorëzuar çka nënkupton se drafti do t’u kalojë personave përgjegjës. Në qoftë se përgjigjja nuk u vjen nga ministria në fund të ditës së sotme maturantët lënë të hapur opsionin për të mos hyrë në provimin e radhës apo përshkallëzimin e protestave të tyre.
Krahas dorëzimit të draftit maturantët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit duke shprehur indinjatën e tyre ndaj këtij institucioni.