Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu prezanton projektin për Mollëzat
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu është ndalur këtë të mërkurë në mjediset e repartit të vjetër në Mollëza të Komsisë, ku do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut. Gjatë vizitës në garnizonin e Mollzës ministri u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Forcës Tokësore dhe nga koloneli i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët prezantuan planin e zhvillimit të infrastrukturës dhe rëndësinë historike, taktike dhe strategjike të kësaj zone.
Struktura e re do të akomodojë rreth 648 personelë efektivë, nga të cilët 247 rezervistë dhe 401 personel aktiv, të shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 366 hektarësh. Territori ofron kushte shumë të mira për stërvitje, akomodim, aktivitete sportive dhe rekreative, si dhe për ndërtimin e poligoneve dhe terreneve ndihmëse.
Projekti parashikon ndarjen e repartit në tre zona funksionale: zonën administrative, zonën logjistike dhe mbrojtëse, si dhe zonën e jetesës dhe stërvitjes, duke krijuar një garnizon modern që përmbush standardet bashkëkohore të Forcave të Armatosura Shqiptare