Ministri Çuçi jep lajmin e mirë, ja ç’do ndodhë në fund të muajit

0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka deklaruar në një intervistë për Ora Neës se në fund të muajit fermerët do kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga fondet që jep buxheti i shtetit si mbështetjen për sektorin bujqësor përmes Skemës Kombëtare.

“Besoj se në fund të këtij muaji do të hapim aplikimet. Aplikimet do jenë online, është shumë e thjeshtë. Çdo fond publik i vënë në dispozicion për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi do të shkojë drejtpërdrejt tek fermeri. Kryesisht do të shkojnë drejt blegtorisë si një sektor që është akoma në vështirësi më shumë se pjesa e bujqësisë, për shkak të kushteve specifike.

Do të nxisim edhe elementë të tjerë që lidhen qoftë me çeritifkimin që krijon një avantazh për produktet bujqësore perime-fruta në tregje evropiane, sa i takon çmimit. Qoftë për ti ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve që kanë sera që mos ndikohen nga taksa që ka plastmasi nëse duan të ndërrojnë plastmaset e serave të tyre. Do tja marrim ne gjithë barrën e taksës që është krijuar për shkak të taksës së plastmasit nëse ata do të duan të ndërrojnë plastmas”, tha ministri.