Minatori i pakënaqur me pensionin: duam statusin e minatorit

Minatori i pakënaqur me pensionin: duam statusin e minatorit

Setki Ruçi është një ish-minator nga qyteti i Bulqizës, tashmë invalid i grupit të plotë, i cili ankohet për pension e minatorëve. Ai thotë se është aksidentuar në frontin e punës në vitin 1989 dhe shprehet se një pjesë e krahut i ka mbetur në nivelin e 8-të të minierës mineralnxjerrëse.

Ai i lutet qeverisë të miratojë sa më parë statusin e minatorit, pasi me 30 mijë lekë pension nuk mund ta përballojë jetesën. Ndërsa i pyetur nëse ka mundësi të frekuentojë plazhin në bregdet, ai përgjigjet që me mënyrën se si trajtohen sot ish-minatorët, bregdeti mbetet një utopi.

Ish-minatorin Ruçi e gjetëm duke bërë ecejake në mesin e vapës ekstreme buzë rrugës së Arbrit, në kushtet e një depresioni, që ai thotë se ka përfshirë pothuajse gjithë shtresën e ish-punonjësve të minierës së kromit në Bulqizë.