Rekamë![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, minatori 61-vjeçari Muharrem Plaku ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë në galerinë ku mbeti i bllokuar për pesë ditë.
Pas nxjerrjes së trupit të pajetë pas pesë ditësh kërkime, ai u dërgua në spital ku u përcaktua se shkak i vdekjes ka qenë mungesa e oksigjenit në galeri.
Plaku u bllokua në një galeri në minierë e Bulqizës pas shembjes së së një masivi sgurësh me 15 shtator dhe pas pesë ditësh kërkime, u nxorr që andej i pajetë.
Lidhur me ngjarjen tragjike janë shoqëruar në polici inxhinieri i kompanisë, Veli Losha e tekniku Sabah Hasani.