Ballina AKTUALITET Minatorët e Bulqizës paralajmërojnë rikthimin në protestë

Minatorët e Bulqizës paralajmërojnë rikthimin në protestë

0

Minatorët e minierës më të madhe në Bulqizë që punojnë tek “Albchrome” e cila administrohet nga kompania turke “Yildirim Holding”, kanë paralajmëruar rikthimin e protestës së tyre. Burime pranë minatorëve thanë se marrëveshja e rënë pak javë më parë me kompnainë ka qenë që rritja e pagës të bëhet me 15%. Fillimisht atyre ju është rritur paga me vetëm 5% si dhe kompania është tërhequr që të shtunave minatorët të dalin në punë.

Ndërkohë, sipas minatorëve me kompaninë është rënë dakord që deri me datë 1 Maj të bëhet edhe rritja e dytë me 10% e pagës në mënyrë që të plotësohet kërkesa e tyre e cila në fillim ka qenë me 15%. Nëse kjo nuk realizohet deri në ditën e punëtorëve, atëherë punonjësit e nëntokës së minierës së Bulqizës kanë paralajmëruar rikthimin e protestave.

Pak javë më parë, dhjetra minatorë protestuan pranë ambjenteve të Albchrome duke kundërshtuar punën në ditë të shtuna, rritjen e pagës me 15% dhe 4% i inflacionit të dhënë nga shteti. Pas dhjetë ditëve pa ndërprerje minatorët arritën në një marrëveshje me kompaninë, por që tani kërkohet të plotësohet e gjitha siç ju është premtuar.

Exit mobile version