METALPUNUESIT, NJË ZANAT QË PO SHKON DREJT ZHDUKJES

METALPUNUESIT, NJË ZANAT QË PO SHKON DREJT ZHDUKJES

Zanatet në vendin tonë vijojnë të zhduken, pasi kanë mbetur shumë pak prej atyre që i ushtrojnë e kryesisht janë mosha e tretë. Të rinjtë nuk i ndjekin këto znate që dikur ishin zgjidhjet e vetme për riparimin e shumë pajisjeve shtëpijake. Në Bulqizë, ndër të paktët zanatçinj që ka mbetur është Bedri Dervishi. Prej afro 4 dekadash ai ushtron zanatin e metalpunuesit me të cilin ndërton dhe riparon shumë objekte të dosmosdoshme shtëpijake. Bedriu tregon se gjatë jetës së tij ka punuar duke ndërtuar zoba për ngrohje me dru zjarri, kazan për zierjen e rakisë e deri tek enët e kuzhinës. Ai shton se znati i tij nuk sjell shumë të ardhura ekonomike pasi ka ndikuar largimi masiv i banorëve dhe të rinjëve jashtë shtetit. Meraku më i madh i tij mbetet mostrashëgimi i këtij zanati tek fëmijët, siç bëri ai në rini kur e mësoi nga vëllai i tij. Bedri Dervishi vijon t’i mbetet besnik punimeve me dorë dhe pajisjeve ndihmuese të shumë dekadave më parë.