Meta me flamurin amerikan. Reagon ambasadorja amerikane

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas tubimit të organizuar nga Presidenti Meta, pasditen e sotme.

Me anë të një statusi në profilin e saj personal në Twitter, Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan.

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sonte,”-shkruan Kim.