Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve mes banorëve dhe policisë në zonën e quajtur te “Astiri” në Tiranë.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme”.

“Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, ka shkruar ai në Facebook

[wordads]