
Gjashtë vite më parë për herë të parë në Bulqizë u zhvillua një ndeshje boksi mundësuar nga vëllezërit Ismail e Gjetan Keta. Organizimi i këtij eventi të rëndësishëm kishte dy arsye. E para që vëllezërit Keta ishin nga Bulqiza dhe e dyta, të ardhurat që do të mblidheshin do të përdoreshin për ndërtimin e ambjenteve sportive për të rinjtë e qytetit të minatorëve. Ish kampioni i botës në Kik Box, Ismail Keta, thotë se të ardhurat që u mblodhën nga eventi ju dorëzuan Bashkisë së Bulqizës, por nuk ka ide se ku kanë përfunduar ato para.
Por me gjithë dëshirën e madhe për të bërë diçka për të rinjtë e Bulqizës, kampioni Ismail Keta, ju bën apel atyre të mos e braktisin vendlindjen, por të bëhen bashkë për ta zhvilluar atë.
Nga ana tjetër, Keta thotë se përpjekjet e tij për ta ndihmuar vendin ku u lind dhe u rrit nuk do të ndalen.