Banorët e fshatit Suç në Bashkinë e Klosit tashmë e kanë të zgjidhur problemin e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave të konsumit të përditshëm.
Ashtu siç kishte premtuar pak ditë më parë, Bashkia Klos ka vendosur kontenierët në këtë fshat të cilët në vazhdim do të përdoren nga banorët.
Duke marrë parasysh edhe sugjerimet e dhëna nga ekspertët mjedisor që ishin pjesë e projektit “Advokaci komunitare”, kontenierët janë vendosur në pikat kyçe të fshatit si në hyrje të rrugës së kishës, pranë karburantit për banorët që jetojnë afër godinës së njësisë administrative, pranë shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”, mes lagjes “Lata” ku mund të aksesohet edhe nga banorët që jetojnë përgjatë trasesë së trenit, në lagjen “Përkolaj” në afërsi të shkëmbit të kuq dhe pranë lapidarit që do të përdoret nga banorët e lagjes “Shkorsë”.
Reagimi i Bashkisë së Klosit për zgjidhjen e problemit të mungesës së shërbimit të grumullimit dhe tërheqjes së mbeturinave, erdhi pas këmbënguljes së banorëve të iniciuar nëpërmjet projektit financuar nga LevizAlbania, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Tashmë është në dorën e banorëve për t’i shfrytëzuar këto kontenierë për hedhjen e mbeturinave në mënyrë që të shmangin njëherë e përgjithmonë ndotjen e mjedisit ku ata jetojnë.
https://youtu.be/pNEDefdwt44