
Bashkia e Klosit ka ndërhyrë për të pastruar rrjetin e ujërave të ndotura në fshatin Shulbatërr të Njësisë Administrative Gurrë. Mjetet e specialistët e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve pranë kësaj bashkie kanë bërë të mundur zhbllokimin e tubacioneve të cilat, pasojat e të cilave ishin ujërat e ndotura në sipërfaqe. Banorët e Shulbatrrës thanë se kjo ka qenë një gangrenë e krijuar prej kohësh dhe të paktën tashmë nuk do të kenë erën e rëndë të ujërave të zeza gjatë ditëve të nxehta.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve pranë Bashkisë Klos, Jetmir Dedolli tha se ndërhyrja erdhi pas ankesave të bëra nga banorët dhe është konstatuar se bllokimi i rrjetin ka qenë bërë për shkak të hedhjes së sendeve të ndryshme në të. Megjithatë sipas tij, ky problem tashmë është i zgjidhur.