Mentor Kikia: Debati për të burgosurit mbulon problemin në Shqipëri - Bota Sot

Mentor Kikia: Debati për të burgosurit mbulon problemin në Shqipëri - Bota Sot

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia mendon se debate Rama-Farage në lidhje me të burgosurit shqiptarë në Britani është një debat i kotë që i shërben Kryeministrit shqiptar për të mbuluar problemet e tjera të vendit.

Sipas tij, kontigjenti që shkon në Britaninë e Madhe niset me pikësynimin që të punojë te shtëpia e barit. Ky është problemi i madh në këtë vend, pasi ky brez nuk ka më shans të arsimojë dhe të marrë një profesion.

Kikia thekson se ky debat u bë tani sepse i duhet Ramës, për të mbajtur gjallë një diskutim në korrik kur nuk ka shumë lajme. Ai e shfrytëzoi Melonin, me përulje, përqafime dhe dhurata, dhe tani fabrikoi një lajm që u zgjerua në mediat shqiptare.

Përtej kësaj, çështja e kriminalitetit dhe e shifrave është e panevojshme. Çfarë rëndësie ka për interesat kombëtare të Shqipërisë se sa shqiptarë ndodhen në burgje në Britani?

Problemi më i madh është se të rinjtë në fshatrat shqiptare lënë provimin e maturës, marrin furgonin dhe largohen, sepse ka dalë dikush t’i presë. Çfarë mund të bëjë një grup 16-vjeçarësh në Londër, pa gjuhë dhe pa profesion? Është i gjithi kontigjent që shkon me qëllim të punojë te shtëpia e barit. Ky është problemi i vërtetë.

Ky brez nuk ka më shans të arsimojë dhe të marrë një profesion, duke parë kushërinjtë që sjellin makina apo ndërtojnë vila. Përpjekja për të ngritur këtë debat është më shumë për të mbuluar problemin, ndërsa çështja e emigrantëve që mund të kthehen në Shqipëri është krejtësisht ndryshe.