
Një shpërthim i sëmundjes së murtajës ka goditur një fermë të bagëtive të imta në fshatin Val, Martanesh, në territorin e Bashkisë Bulqizë.
Sipas burimeve lokale, mbi 150 krerë bagëti kanë ngordhur deri më tani, ndërsa rreziku që e gjithë tufa, e cila përbëhet nga rreth 700 krerë, të preket, mbetet i lartë.
Për të përballuar situatën, drejt zonës janë nisur menjëherë specialistë të Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, të shërbimit veterinar të qarkut, si dhe përfaqësues të bashkisë Bulqizë.