Rekamë

Banorët e lagjes “Kumia e Tullave” në fshatin Mallunxë të Bashkisë së Matit, tashmë pas më shumë se 30 vitesh kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Linja e ujësjellësit të ndërtuar dy vite më parë është vënë në funksion të banorëve, pas një pune disa mujore të specialistëve të Ujësjellës-Kanalizmeve Sh.a Mat. Një prej banorëve që e ka ngritur zërin gjithmonë për mungesën e ujit të pijshëm është Xhabir Murra. Ai shprehet se tashmë të gjithë banorët kush ka dashur e ka ujin e pijshëm në shtëpi e tashmë është detyra e tyre që të kujdesen e ta paguajnë ujin që konsumojnë rregullisht. Lagjja “Kumia e tullave” para se të vihej në funksion rrjeti i ujësjellësit, siguronte ujë për të pirë në burime natyrale apo puse të hapura vet