Me kamionçinë për të shitur bagëtinë, blektori Sitki Vranezi, udhëton nga Peshkopia në Bulqizë

0
28

Mungesa e një tregu të mirëfilltë nq qytetin e Peshkopisë e ka detyruar këtë blektor nga fshati Staravec të udhëtojë në Bulqizë, pikërisht një ditë para festës së Kurban Bajramit. Sitki Vranezi shprehet se e gjithë familja e tij merret me blektori, por vitet e fundit ka qenë e vështirë shitja e tyre. Në mungesë të tregut në qytetin e tij, Sitkiu ka udhëtuar me kamionçinë drejt Bulqizës duke shitur në dy ditë rreth 200 krerë bagëti e cila është blerë për tu bërë kurban. Për familjen Vranezi blektoria është e vetmja mënyrë pëer të siguruar të ardhura ekonomike, ndërsa shprehet se nuk ka gjetur ndihmë nga instancat shtetërore.
Mungesa e tregjeve në qytete por edhe rritja e çmimeve të tjera poi detyron blektorët të shesin bagëtinë, për shkak se është rritur kostoja e jetesës.