Me gotën e verës në dorë/ Kryebashkiaku Lefter Alla uron bashkëqytetarët vitin e ri

0
5

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka uruar Vitin e Ri 2022 për të gjithë bulqizakët.

Alla bëri një ryzeme të punëve të bëra gjatë vitit 2021 dhe atyre që e presin gjatë vitit 2022.

Alla u shpreh se 2021-shi do të kujtohet gjatë për banorët e të gjithë qarkut tonë, pasi vetëm para do kohësh u realizua një ëndërr e motshme e jona, ndërtimi i Rrugës së Arbrit, e po ashtu, do të kujtohet edhe nga banorët e disa fshatrave të Shupenzës për ndërtimin e rrugës nga Ura e Serbinit në Shtushaj.

Kryebashkiaku tha se ka punë në ujësjellës, kanale ujitëse, qendra shëndetësore e shumë gjëra që u bënë, siç edhe ka edhe shumë të tjera që duheshin dhe duhen bërë.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Të dashur bashkëqytetarë, motra dhe vëllezër,

Kalendari po shënon fundin edhe të një viti tjetër.

Një vit i mbarë për disa, me sfida e vështirësi për disa të tjerë, ashtu siç e ka edhe jeta.

Sigurisht që çdo fund viti na fton të bëjmë disa bilance të angazhimeve tona në familje, në shoqëri, e sidomos në shërbim të interesit publik, kur gjendesh në një pozicion si ky i yni.

2021-shi do të kujtohet gjatë për banorët e të gjithë qarkut tonë, pasi vetëm para do kohësh u realizua një ëndërr e motshme e jona, ndërtimi i Rrugës Arbrit.

Do të kujtohet edhe nga banorët e disa fshatrave të Shupenzës për ndërtimin e rrugës nga Ura e Serbinit në Shtushaj.

Ka punë në ujësjellës, kanale ujitëse,  qendra shëndetësore e shumë gjëra që u bënë, siç edhe ka edhe shumë të tjera që duheshin dhe duhen bërë.

Me dëshirën më të mirë për ju, bashkëqytetarët e mi të Bulqizës, uroj që viti 2022 të bëjë realitet të gjitha ëndrrat dhe dëshirat tuaja!

Shëndet e mirësi edhe për ju miq, vëllezër e motra në Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Trebisht e Ostren!

Më të mirat për miqtë e mi në Fushë Bulqizë e Martanesh!

Qoftë 2022 viti ku gjithsecili nga ju të mund të shkruajë kapitullin më të bukur të jetës deri më sot!

Gëzuar e për shumë vjet miq!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAllaLefter%2Fvideos%2F909999789719814%2F&show_text=false&width=560&t=0