Vladimir Gjuta, i cili është liruar vetëm para 5 ditëve nga burgu është shoqëruar sot sërish në polici. Sipas informacioneve, Vladimir Gjuta ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste, ku po zhvillohej mbledhja e Kryesisë, ndërkohë që është ndaluar nga forcat e gardës.

Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama. Qytetarët që kanë parë ngjarjen, kanë thënë se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS, por deri më tani, ky informacion nuk është konfirmuar nga policia. Sipas të dhënave, Vladimir Gjuta ka pasur me vete pëveç armës dhe 120.000 euro.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi disa vite me parë ai është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin e ka kërcënuar. Ndërkohë, pak kohë më parë Gjuta u arrestua për  “masakrimin” e kushëririt të tij me çekiç, duke u lënë i lirë përsëri pesë ditë më parë./

burimi Opinion.al